Njoftimi nga ministria e Jashtme njoftoi largimin e Yuri Kim, ‘shpërthen’ profesori i njohur: Një gafë kolosale, dikush të mbajë përgjegjësi

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori Fatos Tarifa e konsideroi një gafë mjaft të rëndë faktin që Ministria e Jashtme bëri publik vendimin e DASH për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” Tarifa tha se prononcime të tilla janë naive dhe jo dinjitoze, për një vend që është partner strategjik i SHBA-ve.

“Është një absurd mjaft i rëndë, një gafë, që ministria e Jashtme e një vendi të bëj publik faktin që DASH ka menduar për zëvendësimin e ambasadores. Nuk të takon ty si ministri e Jashtme. Aq më tepër mënyra si është formuluar. Është gafë kolosale, s’ke asnjë të drejtë.

S’është normale dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Marrëdhëniet me SHBA-të që mbahen përmes ambasadës dhe ambasadorit duhet të jenë të tilla ku fërkimet nuk bëjnë kuptim. Prononcime nga dikasteri që ka për detyre të hartojë dhe zbatojë politikën e jashtme, është nuk po them anti-amerikan, por tepër naiv, tepër jo dinjitoz si qëndrim zyrtari një vendi që është partner strategjik”, tha profesor Tarifa.

Zjarr Tv Ad