“Nuk ishte grup fëmijësh ai që na gjunjëzoi, por Irani”/ Qeveria, gati planin për forcimin e sigurisë!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka bërë me dije në Komisionin e Ligjeve se qeveria ka gati planin për të forcuar sigurinë kibernetike pas sulmeve nga Irani.

Spiropali nuk zbuloi shumë detaje, pasi tha se në këtë fazë projekti është konfidencial.

Ajo bëri me dije se një raport mbi sulmet kibernetike i është dërguar edhe aleatëve ndërkombëtarë, konkretisht DASH-it, Komisionit Europian dhe NATO-s, të cilët kanë premtuar edhe mbështetje për Shqipërinë sa i përket kësaj çështjeje.

“Nuk është një grup fëmijësh që gjunjëzoi shtetin shqiptar, ja që paska qenë një sulm i sponsorizuar nga një shtet armiqësor, që ne kemi i ndërprerë marrëdhëniet diplomatike.

Ka reaguar SHBA-ja, aleatët, NATO. Është sulm shumë serioz mbi sistemet tona. A janë dëmtuar të dhënat në mënyrë të pakthyeshme? Jo. A janë shkatërruar shërbimet që ofrohen përmes sistemit tonë digjital? Jo. Pra, kemi mbërritur që të parandalojmë një dëm që mund të kishte shkatërruar sistemin e shërbimeve qeveritare.

A kem një plan për në vazhdim? Ky plan në këtë fazë është konfidencial. Një raport i plotë është dorëzuar në DASH, Komisionin Europian, NATO, dhe në momentin që do vijë edhe për buxhetim në parlamentin shqiptar, këto janë projekte madhore të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e sistemeve të ‘back up’ me dhoma, që normalisht do të kushtojë shumë. Të gjithë bashkë, duhet të diskutojmë dhe patjetër edhe të miratojmë këtë mbështetje për këto sisteme”, tha ministrja.

Zjarr Tv Ad