Nuk kanë të ndalur telashet për ish-ministrin Arben Ahmetaj, SPAK e merr sërish të pandehur, këtë herë nën akuzë për…

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj merr të pandehur ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj për shpërdorim detyre

Një tjetër akuzë për ish-zv.kryeministrin dhe ish-ministrin e Financave, njëkohësisht deputet i PS, i cili ndodhet në arrati pasi kërkohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Ahmetaj akuzohet se ka shkaktuar dëm 7 miliardë lekë ose 66 milionë euro për familjen Myderizi, e cila ka fituar proceset gjyqësore deri në Gjykatën Kushtetuese mbi pasurinë në fjalë.

Por Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Financave në kabinetin e parë Rama ka vendosur privatizimin dhe në pronën e familjes Myderizi është ngritur një kompleks pallatesh dhe qendra tregtare “Emerald” në lagjen “5 maji”.

SPAK ka veçuar çështjen dhe është duke vijuar hetimin për zyrtarë të tjerë në lidhje me këtë çështje, përfshirë dhe pronarin e kompleksit.

Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

Ish-ministri dyshohet se ka përfituar para dhe prona nga bosët e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Zjarr Tv Ad