Zgjedhjet lokale në Greqi, një shqiptare kandidate për prefekturën e Athinës

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 9 milionë grekë votojnë sot në zgjedhjet për pushtetin lokal dhe drejtuesit e qarqeve (periferive). Mes tyre janë dhe rreth 120.000 shqiptarë që kanë të drejtë vote pasi kanë përfituar nënshtetësinë greke.

Kjo është dhe arsyeja që në listat e pretenduesve në zonat kryesore të vendit (Athinë, Selanik, Pire), janë përfshirë edhe kandidatë shqiptarë.

Një prej tyre kandidatëve është Xhorxhina Shabani, vajza e një familjeje emigranësh nga Elbasani.

Ajo është gjithashtu mbesa e kampionit të peshëngritjes Luan Shabani, i cili gjatë gjithë këtyre viteve është ndodhur në krah të komunitetit shqiptar në Greqi.

Me profesion mjeke radiologe, Xhorxhina është pjesë e listës së Nikos Hardalias për prefekturën më të madhe të vendit, Atikës. Hardalias, që ishte ministër i emergjencave civile në periudhën 2020-2021, u konsiderua i suksesshëm në përballimin e pendemisë së Covid-it dhe kandidatura e tij ishte “shpërblimi” nga ana e kryeministrit Mitsotakis.

Zjarr Tv Ad