Shkëputet ashensori, humb jetën një person në Tiranë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person ka humbur jetën në kryeqytet pasi ashensori i një pallati i ndërtim është shkëputur nga kavot mbajtëse, njoftoi këtë diel policia.

Viktima është një burrë 58 vjeç, punëtor në kantier, për të cilin familjarët kishin bërë kallëzim në polici se kishin humbur kontaktet një ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-fusha e avacionit, ndërsa sipas policisë, dyshohet se ashensori ka pësuar defekt teknik.

“Rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad