“Nuk keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit”- Balluku-opozitës: Jeni mërzitur që nuk u aplikua fasha për energjinë! Na vjen keq që ju prishëm planet për protesta

0
414
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë fjalës në Parlament iu rikthye çështjes së fashës së energjisë elektrike, të cilën qeveria e anuloi. Sipas ministres, kjo nuk u bë për shkak të presionit të opozitës, por pasi është përmirësuar situata hidrike në vend.

Balluku tha gjithashtu se shpreson që edhe muaji nëntor të jetë pozitiv sa si takon prurjeve me qëllim që qeveria të vazhdojë të mbroje qytetarët.

“Unë e kuptoj që jeni mërzitur që nuk u aplikua fasha 800 kv/h. Ne nuk i marrim vendimet duke vlerësuar a mërziteni apo nuk mërziteni ju. Ju siguroj që nuk kemi pasur presion nga ju. Ne kemi vlerësuar situatën hidrike.

Qytetarët kanë filluar të sensibilizohen për ulje të konsumit. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës dhe ulja e konsumit na bëri të rishikojmë rritjen e fashës për këtë muaj. Ne as e përdorim ERE-n, por edhe ju që i hidheni ERE-s në kurriz se nuk kemi çfarë i bëni gomarit dhe i bini samarit nuk është mirë. ERE ka burra dhe gra të nderuar, ju keni ka një javë që i bëni copë. ERE e ka bërë punën sic duhet. Është në dorë të ERE-s apo të qeverisë politike e mbrojtjes për ekspozimin e qytetarëve ndaj çmimit të rritur. Nëse qeveria vendos ta aplikojë mburojën sociale për të mbrojtur qytetarët do dalë ERE dhe do thotë jo mos i mbroni se mërzitet opozita se i bie kauza për protesta?! Na vjen keq që jeni mërzitur.

Shpresojmë që edhe në nëntor të kemi përmirësim të situatës dhe ne do ta ofrojmë mburojën. Na vjen keq që ju prishëm planet”, tha ndër të tjera ministrja.

Zjarr Tv Ad