“Frikësohet” Interi, zbulohet plani i trajnerit anglez për Romelu Lukakun

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas largimit të Tomas Tuhel dhe ardhjes së Graham Poter, tek Çelsi nisin lëvizjet e para. Gazeta “Daily Mail” ka shkruar se trajneri dëshiron të kthejë në Londër Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg mund të rikthehet duke qenë se u huazua këtë verë tek Interi. Mbetet për t’u parë nëse ai do të pranojë pas pakënaqësive që pati me klubin dhe Tuhel. Sulmuesi ka deklaruar shpesh se ndjehet më mirë në Milano ndaj qëndrimi i tij edhe një sezon huazim te Interi nuk është për t’u hedhur poshtë.

Megjithatë, kaq mjafton që të alarmojë tifozët zikaltër, të cilët kanë parë se pa belgun në vijën e parë të sulmit, skuadra humbet shumë në aftësitë e saj për të thumbuar portën kundërshtare dhe këtë po e tregojnë mjaft mirë ndeshjet e fundit ku kanë regjistruar 4 humbje në 7 sfidat e luajtura pa 29-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad