“Nuk mund të harrohet kurrë”, deputeti i PD përkujton sulmin terrorist të shtatorit 2001 në SHBA: U goditën vlerat e njerëzimit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar sulmin terrorist që goditi SHBA 21 vite më parë.

Postimi i tij:

“11 Shtatori nuk duhet e nuk mund te harrohet kurrë!

Më 11 Shtator u goditën vlerat universale te njerëzimit, zemra e tyre, ShBA-të.
U goditen njerëzit, familjet, qytetarët në punën e jetën e tyre kudo në rruzull. Por fatkeqesisht revanshi i te “keqes” po vazhdon. Prandaj gjithesecili, pavaresisht dimensioneve, duke kujtuar ate atentat monstruoz ndaj demokracisë, ata viktima qe punonin e jetonin veçse jeten e tyre, duhet te orientohet drejt principeve te verteta.

Fatmiresisht ne shqiptaret, qe i perkasim familjes europiane, jemi ne themel te kultures, historise e vlerave te saj, kemi nje mundesi te madhe historike. Por me nje kusht, te mos humbasim asnjehere “yllin tone polar” Europen e Perendimin, perndryshe rrezikojme te bijem perseri ne tragjedite e kaluara. Vetem keshtu ne jo vetem do te ndihmojme vehten tone, por do te japim nje kontribut modest, edhe jashte kufijeve tane, ne mbrojtje te lirive e paqes.

11 Shtatori na kujton pikerisht ate qe duhet te bejme.”

Zjarr Tv Ad