“Gjendje e mjerueshme në shkolla”, denoncimi i deputetes së PD një ditë para nisjes së mësimit: Qeveria nuk ka vënë dorë për vite me radhë!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të çeljes së viti të ri shkollor, deputetja e Partisë demokratike, Dhurata Çupi ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të shkollave në vend. Çupi ka postuar pamjet e një shkolle në Klos teksa ka thënë se “qeveria i ka lënë shkollat të degradojnë dhe nxënësit të largohen”.

Postimi i deputetes:

“Mjerimi dhe shkretimi i shkollave. Nesër ata pak nxënës që kanë mbetur në fshatrat e Klosit do të shkojnë në shkolla, të cilat ke frikë t’i shohësh në video, jo më të bësh mësim atje. Pamjet flasin sa 1 mijë fjalë. Qeveria nuk ka vënë dorë për vitë me radhë, duke i lënë shkollat të degradojnë dhe nxënësit të largohen, bashkë me prindrit e tyre.

Gjendja është alarmante dhe vazhdon të përkeqësohet vit pas viti. Shpopullimi masiv i Matit, Klosit, dhe i zonave të tjera të Veriut përmes mjerimit, braktisjes, diskriminimit është politikë antikombëtare dhe krimi më i madh i kësaj qeverie.”

Linku i videos:    https://www.facebook.com/1642908865/videos/780719496590701/

Zjarr Tv Ad