“Nuk zbret nga makina nëse s’i hapin derën”, ministrja e re akuzon fotografin: S’kam kohë të ec se punoj shumë, boll me këto komente se e kam bërë edhe me vrap

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fotografi i Kuvendit, Agim Rama, ka publikuar fotot e mbërritjes së disa prej ministreve në Parlament ku shprehet se ministrja e re Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali nuk zbret kurrë nëse nuk i hapin derën. Ai shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta.

Bilali ka zgjedhur t’ i përgjigjet duke thënë se s’ka shumë kohë. “Agim Rama meqe te ben pershtypje dhe jemi çdo jave ne te njejtat ambiente edhe mund te pyesesh se une te pershendes me miresjellje cdo here qe zbres nga makina edhe pse nuk jemi prezantuar asnjehere ndersa ju zgjidhni te beni foto e te ikni gati me vrap. Pse eshte me kollaj te besh lincim publik sesa te pyesesh aty ku duhet? Megjithate po ta jap ketu pergjigjen mqs vendose te marresh gurin e radhes e ta hedhesh ne drejtim te gabuar.

Udhetoj me makine sepse puna eshte aq intensive sa nuk mundem dot ndryshe. Jam i njejti person qe e kam bere edhe me vrap oborrin kur kam qene vone nga takimi paraardhes, jo me larg se dje leviza me taksi se nuk premtonte koha as sa vinte makina etj etj etj. Shoqerore nje koment: je fotograf me i mire sesa lincues. Jane komente tejet te pavend si keto e garderobat qe e heqin vemendjen nga arsyeja pse jemi mandatuar!”, shkruan Bilali.

Zjarr Tv Ad