“40 mijë lekë marr”, ku t’i çojë nëna e dritat, te uji apo të ha?, 94-vjeçarja apelon për ndihmë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, ndaloi në fshatin Shelcan rreth 12 km larg Elbasanit, në familjen e 94-vjeçares, Sina Dedja, ka bërë apel për ndihmë, duke kërkuar ushqime të vënë dorën në zemër të gjithë ata që kanë mundësi, të mund ta ndihmojnë.

E moshuara dhe e bija, kërkojnë ndihmë pasi 94-vjeçarja jeton në kushte të vështira ekonomike, ku merr vetëm 46 mijë lekë të vjetra pension, me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë.

Sina ka 3 fëmijë të martuar që nuk e ndihmojnë dot, pasi edhe ata nuk kanë të ardhura.

Vajza e 94-vjeçares: “Unë jam e bija e Sines, jam 74-vjeçe, Sina është 94-vjeçe dhe jeton në kushte të vështira“.

GazetarjaSa fëmijë ka Sina, përveç teje?

Vajza e 94-vjeçares: “Sina ka dy goca dhe një çun, unë, është edhe një nw Elbasan është dhe djali”.

Zjarr Tv Ad