Olsian Çela një hap larg Kryeprokurorit, Ibrahimi: Shpresojmë ta votojë Kuvendi

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olsian Çela është një hap larg Prokurorit të Përgjithshëm. Pas rankimit që bëri KLP, kreu i këtij institucioni tha se kandidatët kanë 3 ditë kohë për të bërë ankimin, por shpreson që mos ketë ankimime nga ana e kandidatëve.

Sipas tij, ai beson që edhe Kuvendi do të ndjekë logjikën e KLP, duke votuar emrin e parë në listën, që është Olsian Çela.

Gent Ibrahimi: Kemi atë ndjenjën e lehtësimit që  kanë të gjithë ata që përfshihen në punë të tilla. Le ta gëzojmë për pak çaste. Shpresoj se nuk do ketë ankime nga kandidatët. Shpresoj se nuk do ketë ankime. 

Me këtë proces dhamë një shembull me të cilin shpresoj se i përgjigjemi skepticizmit dhe dyshimeve me të drejtë apo pa të drejtë  që dikush mund ta ketë për punën e këshillit. Ky shembull duhet të merret edhe nga kuvendi. Kuvendi ka kompetencën kushtetuese që të zgjedhë secilin nga 3 kandidatët edhe të tretin në rast se e dëshiron Kuvendi. Unë besoj se në frymën e reformës e cila i mëshon meritokracisë dhe depoloitizimit do të votojë atë që ne renditëm të parin. 

Ibrahimi tha se ligji i jap të drejtë Kuvendit ta zgjedhë Kryeprokurorin, ndërsa theksoi se pavarësisht kush do votohet, bashkëpunimi do të jetë i mirë.

Gent Ibrahimi:  Ligji parashikon që Prokurorin e Përgjithshëm e zgjedh parlamenti jo KLP në këto kushte ligji është ai që duhet mbajtur parasysh, Ne pa dyshim që do të bashkëpunojmë po aq mirë me secilin prej tyre. Ata janë të vlefshëm. Shpresojmë që kuvendi do ndjekë logjikën tonë sepse ne ata që i vlerësojmë nga ana profesionale. Kuvendi ka marzhin politik.

Zjarr Tv Ad