Operacioni”Stojani”/Polica arreston 3 persona dhe shpall 1 në kërkim

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit, në vijim të kontrollit të territorit të vendit në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka finalizuar një operacion të koduar “Stojani”.

Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër pasi dyshohet se janë autorët e kultivimit të parcelës me kanabis.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë me iniciale, M. Gj., 32 vjeç, D. L., 33 vjeç, J. D., 32 vjeç dhe E. M, 26 vjeç, i shpallur në kërkim, të gjithë banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar kanabis, një peshore elektronike dhe një mjet tip BMW.

Zjarr Tv Ad