OSHEE punime për rikonstruksionin e kabinave, ja zonat ku do të ketë stakime dy ditët e ardhshme

0
11

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët që ditën e nesërme dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të dritave.

Shkak i ndërprerjes janë bërë punimet për rikonstruksionin e kabinave. Sipas njoftimit të OSHEE, ndërprerje energjie do të ketë në disa zona në Tiranë, me intervale të ndryshme.

NDRPRERJET E ENERGJISË SIPAS ZONAVE

8 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”, “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës pranë Medreses, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”
12:00 deri 14:00
Pjesërisht rrugët: “Asim Zeneli”, rruga e Elbasanit, “Dervish Hima”
10:00-12:00

Pjesërisht rrugët: “Ludovik Shllaku” pranë sheshit “Avni Rustemi”,
Ibë, Mullet, Dobresh

09 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Petro Nini Luarasi”, rruga e Dibrës, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”, “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”
12:00-14:00
Pjesërisht rrugët: “Todi Shkurti”, “Petro Nini Luarasi”