Paditi Google-in, mjeku Asllani tregon arsyen: Po diskriminon gjuhën shqipe

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për faktin që nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në gjuhët e mbështetura nga gjiganti teknologjik.

Padia është bërë nga shtetasi Haki Dervishi dhe Neshad Asllani, mjek kosovar, anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Nju Jork.

Asllani në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” për Euronews Albania, theksoi se Google pengon përdorimin e gjuhës shqipe nga gazetarët dhe bizneset.

“Google pengon përdorimin e gjuhës shqipe nga gazetari, nga bizneset nga të gjithë që mund të përfitojnë nga këto shërbime. Arsyeja me e padit google ka qenë një kërkesë në bisedë me gazetarët dhe mediat në Shqipëri, të cilët e kanë ngritur këtë çështje dhe më herët. Kjo përbën një shkelje, diskriminim dhe cenon barazinë e kombeve”-tha ai.

Zjarr Tv Ad