Pak ditë para vizitës së Angela Merkel në Tiranë, ambasadori gjerman i shkon në zyrë Lulzim Bashës

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Peter Zingraf, ambasdori gjerman në Tiranë, ka shkuar sot në zyrën e kreut të PD Lulzim Basha. Arsyet e këtij takimi të papritur në selinë blu vjen pak ditë pas vizitës që kancelarja gjermane Angela Merkel do të bëjë në Tiranë.

Vizita e fundit e kancelares gjermane Angela Merkel, përpara se të largohet nga politika do të jetë në Shqipëri. Merkel ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, më 14 shtator 2021.

Në këtë vizitë, Merkel do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, me përjashtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në përfundim të takimit, Merkel pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Nuk dihet nëse në këtë takim do të marrë pjesë Lulzim Basha, apo kancelarja do të takohet veçmas me të. Pritet që të zyra e shtypit të PD të japë informacione për vizitën e ambasadorit gjerman sot në selinë blu.

Zjarr Tv Ad