Paloka: Vetëm kam sakrifikuar për PD-në, pse të tërhiqem unë?

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN. Në tryezën e diskutimeve, analisti Ben Andoni u shpreh se dorëheqja nuk duhet të vij vetëm nga Berisha dhe Basha, por edhe nga shumë deputet të tjerë, të vjetër në Partin Demokratike. Këtij diskutimi i është përgjigjur me tone të ashpra Paloka, i cili u shpreh se ka sakrifikuar shumë për atë parti.

“Unë jam themeluesi i asaj partie. Kam 30 vite te ajo parti. Vetëm kam sakrifikuar për atë parti, kam bërë edhe punë për atë parti. S’kam marr kurrë privilegje nga ajo parti. Përveç privilegjit të deputetit, nuk kam marr asnjë gjë tjetër nga ajo parti. Për mua as Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë. Atëherë, pse duhet të tërhiqem unë? Sipas jush, konsumimi i një politikani vjen nga vitet që ka në politikë apo nga kusuret dhe të zezat që ka bërë? Nuk është kriter as mosha, as koha në politikë.

Zjarr Tv Ad