Pamje të frikshme të aksidentit në Devoll, makinat përplasen kokë më kokë, 1 e vdekur dhe 7 të plagosur

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë është regjistruar rreth orës 16:10 të ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Dy 2 automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar 7 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, teksa njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

“Është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Zjarr Tv Ad