Paralajmërimi i fortë i Vangjelit: Rama do detyrohet të ndryshojë sërish qeverinë

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama do të detyrohet të ndryshojë sërish qeverinë.

Vangjeli: Rama nuk mund të mbronte dot diçka edhe sikur të kërkonte ta bënte diçka të tillë.

Duma: Nuk e bën dot apo nuk do?

Vangjeli: Nuk mundet ta bëjë. Ajo krijesë e cila lindi dhe u ngjizë si iniciativë e dy bashkëdrejtuesve të të majtës fituese në zgjedhjet e 2013-ës, tani i ka kapërcyer të gjithë ata. Dhe ky realitet i ri është pjesë e ekuacionit që ndryshon të tërën. Ajo që unë prisja të ndodhte sot është që kryeministri si aksiomë nuk do të pranonte që asnjë nga ministrat e tij të shkonte tek SPAK-u.

Në dëshirën e tij ai do të dëshironte ti conte vetë për veshi atje, por duke mos mundur të kontrollojë procesin së paku i duhej t’iu hiqte kostumin e ministrit kur të kapërcenin atë gardhin e nëmur atje. Që është përtej rrezes së pushtetit.

Duma: Pra i heq si ministra që të shkojnë tek gardhi i SPAK-ut.

Vangjeli: Pikërisht pra. Që kur të shkojnë atje të mos kenë kostumin e kryeministrit. Të mos kenë firmën e tij tek dekreti i Presidentit. E parë me këtë sy më rezulton se në një mënyrë apo një tjetër Rama do të jetë i detyruar të bëjë edhe ndryshime të tjera në qeveri.

Se kur nuk e di, por besoj se është një rrjedhë që nuk do të mungojë të ndodhë.

Zjarr Tv Ad