“Parlamenti të distancohet”- Deputetja e PD për sulmin me tritol ndaj Benard Ndrecës: Nëse mendoni se do e bëni kështu fushatën elektorale i keni bërë llogaritë gabim

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Ina Zhupa kërkon nga Parlamenti që të distancohet nga ngjarja e Vaut të Dejës, ku kreu i PD në këtë degë u sulmua me tritol.

Në fjalën e saj në Parlament, Zhupa kërkoi nga ministri i Brendshëm që të japë informacione deri ku janë hetimet.

Ajo u shpreh, teksa iu drejtua mazhorancës se “Nëse mendoni se do e bëni kështu fushatën elektorale i keni bërë llogaritë gabim”.

Ina Zhupa: Një akt i pashembullt terrorist ka ndodhur ndaj kryetari të PD Vau i Dejes duke u sulmuar për eliminimin e tij fizik me tritol. Kjo ishte hapja e fushatës elektorale e padëgjuar ndonjëherë në vendet demokratikë sesi sulmohet për shkak të funksioneve politike në nisje të fushatës një kryetar dhe një drejtues i PD. Ky parlament duhet të distancohet. Ministri i brendshëm duhet të na thotë ku janë hetimet, a u gjetën autorët dhe porositësit. Nëse mendoni se do e bëni kështu fushatën elektorale i keni bërë llogaritë gabim. Opozitarët nuk tremben, nuk na kërcënoni dot. Hiqni dorë dhe distancohuni nga kjo ngjarje.

Zjarr Tv Ad