Pas Merkel, ikën edhe Sseehofer nga CSU-ja

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Kristiansociale, CSU, dhe ministër i Brendshëm federal, Horst Seehofer i është nënshtruar presionit që i bëhet brenda partisë. Ai ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë “viti i të rejave”, dhe se do t’ i dorëzojë të dy postet që mban. Kjo ndodh si reagim ndaj atmosferës së keqe në bazën e partisë.
Seehofer bëhet nga partia e tij përgjegjës për humbjet masive të partisë CSU, në zgjedhjet e landit të Bavarisë të mbajtura në muajin tetor. Atij po ashtu i është ngarkuar faji për grindjet e ashpra me partinë simotër, CDU, dhe kryetaren e partisë, kancelaren Angela Merkel pranverën e shkuar, si dhe “dorëheqje nga dorëheqja” e fillimit të korrikut

Dorëheqje me etapa?

Një kryetar i ri partie do të zgjidhet në Kongresin e partisë që pritet të mbahet në fillim të 2019-ës, në janar ose maksimumi në shkurt, bëhet e ditur. Një datë konkrete, kur do të dorëzojë postin si ministër, Seehofer nuk ka dhënë. Por 69 vjeçari bëri të qartë, sipas mediave, se pa kryesinë e partisë ai nuk do të qëndrojë as ministër. Seehofer vetë nuk ka dhënë deklarata pas takimit të kryesisë së CSU. Por ai bëri të ditur se do të japë shpjegimet gjatë javës në vijim. Si kandidati më i mundshëm për postin e kryesisë së CSU, vlerësohet të jetë kryeministri bavarez, Markus Söder. 51-vjeçari do marrë postet e Seehoferit për herë të dytë, pasi i mori atij postin e kryeministrit të landit, në muajin mars. Nuk është e qartë kush do të marrë nga Seehofer postin e ministrit të Brendshëm. Duke patur parasysh këtë, kryetarja e fraksionit të Të gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij. “Çdo ditë që Seehofer qendron në post si ministër i Brendshëm, është ditë e tepërt,” tha ajo për gazetën e Berlinit, “Tagesspiegel”. “Nëse kemi të bëjmë me sigurinë e brendshme të vendit, nuk duhet të ketë zvarritje të tjera.”

Zjarr Tv Ad