Pas sulmeve në Sri Lanka, qeveria bllokoi të gjitha rrjetet sociale

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas sulmeve terroriste në Sri Lanka, qeveria mori vendimin drastik për të bllokuar mediat sociale. Qëllimi i tyre ishte të ndalonin përhapjen e “lajmeve të rreme” në lidhje me shpërthimet në rrjete sociale. Për këtë arsye, askush nuk mund të përdorte Facebook, WhatsApp, Instagram, YouTube, Snapchat dhe Viber.

Qeveria nuk bërë ende asnjë njoftim për të treguar se kur do të lejohet sërish përdorimi i rrjeteve sociale. Pasi më shumë se 300 vetë humbën jetën në një seri shpërthimesh në kisha dhe hotele të dielën, kryeministri Ranil Wickremesinghe kërkoi nga populli që “të shmangnin propagandimin e raporteve dhe spekulimeve të paverifikuara”.

Kjo thirrje u shoqërua me një ndalim të drejtpërdrejtë në një seri të vendeve të mediave sociale. Qeveria tha se bllokimi do të ishte i përkohshëm, por do të jetë deri sa të përfundojnë hetimet.

 

Zjarr Tv Ad