Pas takimit me deputetin grek, Fredi Beleri reagon nga burgu

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka bërë ditën e sotme një reagim në Facebook, pas takimit të djeshëm me deputetin grek Angelos Syrigos.

Beleri shprehet falenderues ndaj deputetit grek për vizitën në burg, ndërsa shton se kërkoi që Syrigoz t’i transmetojë kryeministrit të Greqisë vendimin e tij, i cili është të marrë sa më shpejt detyrën e kryebashkiakut të Himarës, të lirohet nga qelia dhe të rrëzohen akuzat qesharake drejt tij.

Reagimi i Fredi Belerit:

Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis.

Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore.

Zjarr Tv Ad