Pasi u refuzua nga Strasburgu, Gent Ibrahimi emërohet shef i prokurorëve

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, pasi dështoi ta bëjë gjyqtar të Shqipërisë në Strasburg juristin Genti Ibrahimi, vendosi ta zgjedh  si njeriun që emëron dhe shkarkon prokurorët .

Ibrahimi njihet si personi që ka punuar për Sorosin dhe ka pasur lidhje të forta politike me PS-në.

Juristi është kunati i  Mimi Kodhelit, pasi është i martuar me motrën e saj, ndërsa ka lobuar fuqishëm për PS-në.

Ai është refuzuar 3 herë nga Strasburgu, si i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar në këtë gjykatë.

Tre herë e dërgoi Edi Rama emrin e tij në Strasburg, dhe në të gjitha rastet u kthye mbrapsh.

Pasi Gjykata e Strasburgut e pa si të papërshtatshëm, ai ishte shumë i mirë dhe i denjë për Edi Ramën, për ta vënë në krye të Prokurorisë.

Genti Ibrahimi u zgjodh sot kryetar i KLP-së, institucionit që emëron dhe shkarkon prokurorët në të gjithë Shqipërinë.

 

Zjarr Tv Ad