Nëse ndonjëherë jeni qortuar nga mamaja juaj se keni luajtur me ushqimin dhe se keni bërë rrëmujë nuk duhet të mërziteni aspak sepse ky pastiçier bën diçka edhe më të veçantë se aq. Ka shumë kreativitet dhe është unik në krijimet e tij që janë thuajse vepra arti me ëmbëlsira.
Ky kuzhinier 26-vjeçar i pastave nga Italia, Matteo Stucchi, gjithmonë besonte se në një ëmbëlsirë, dekorimi është po aq i rëndësishëm sa shija.
Pas nofkës së tij në Instagram, krijimet e tij të vogla kujtojnë botën e librit të famshëm ‘Udhëtimet e Gulliver-it’.
Ashtu si Gulliver hasi në Liliput të veckël, botët e vockla të Stucchi janë gjithashtu të mbushura me figurina në miniaturë, të gjitha të rregulluara për të krijuar këto mini-skena interesante. Shkoni poshtë për t’i zbuluar ato!