Pastrimi i parave, Denaj: Domosdoshmëri rritja e dënimeve

0
27

Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se hetimet për asetet e sekuestruara deri tani janë pozitive. Në një konferencë për mediat, ajo shtoi se Shqipëria ka shënuar progres në këtë aspek. Ministrja shtroi si domosdoshmëri rritjen e dënimit për akuzën “pastrim parash”. Deri tani sipas saj janë 65 mln euro të sekuestruara nga pasuritë e bllokuara.

Anila Denaj: 60.5 mln euro asete të sekuestruara nga hetimet për pastrim të parave, 74 mln euro asete të sekuestruara nga hetimet e grupeve kriminale përmes ligjit antimafia. 327 letër porosi janë dërguar lidhur me pastrimin e parave në 2018-2019. 74 raste janë dërguar në gjykatë për hetim kundër pastrimit të parave më shumë se të gjitha çështjet në 10 vitet e fundit. Mangësitë thelbësore i përkasin organet jashtë ekzekutivit. Në fokus të efektivitetit janë dy fusha që lidhen kryesisht me efikasitetin e sistemit të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatave. Në veçanti vëmendje e shtuar kërkohet në lidhje me domosdoshmërinë e rritjes së dënimeve për pastrim të parave nga sistemi gjyqësor sidomos ndaj rasteve të raportuara.