PD i kërkon informacion Prokurorisë: Në çfarë faze janë hetimet për 30 qershorin?

0
22

Partia Demokratike duket se nuk do të tërhiqet nga beteja ligjore për t`i cilësuar të paligjshme zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. Të premten dega lokale e Partisë Demokratike në Lezhë, i dërgoinjë kërkesë për informacion Prokurorisë së këtij rrethi gjyqësor, ku kërkon të njihet me ecurinë e hetimeve për padinë që PD bëri vitin e kaluar.

Në një njoftim të bërë nga PD, thuhet se: Në padinë penale të bërë nga ana e PD kemi sjellë fakte dhe të dhëna të pakontestueshme të maskaradës së 30 Qershorit,ndaj PD kërkon informacion ndaj avancimit të hetimeve.

Ndërkohë në letrën dërguar Prokurorisë, PD kërkon të njihet me fazën në të cilën ndodhen hetimet e kryera, si dhe nëse janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale determinonte matierlaet zgjedhore të Qendrave të Votimit të sqaruara në pjesën e arsyetuese të Kallëzimit Penal.

Ndërkohë, PD Lezhë i bën apel prokurorisë që të jetë profesionale dhe korrekte në hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje. PD e kallëzim penal për disa vepra penale ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneve Zonale, anëtarëve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të zonave zgjedhore në Lezhë.