PD shton një tjetër propozim: Gjykata Kushtetuese të jetë Kolegji Zgjedhor

0
22

PD  shtron në tryezën e këshillit politik një tjetër propozim. Kolegji Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese.

Oerd Bylykbashi:  “Ne bëmë një propozim me Kolegjin Zgjedhor. Sugjerojmë që të jetë Gjykata Kushtetuese trupa e cila do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve. Pa arritur konsensusin në këtë cështje është e pamundur të shkohet më tej. Nëse PS do të reflektojë dhe të heqë dorë nga taktikat zvarritëse duke pretenduar vetëm zgjidhje të pjesshme të identifikimit të zgjedhësve në mënyrë biometrike në eqndrën e votimit dhe duke lënë hapësirë ëq të manipulohet rezultati dhe gjetjen e një kompromisi mbi këtë I hapet rruga të tjerave  për të cilat ne jemi gati të ecim me dakordësi”

Por çfare mendon PS?

“Ia lamë të diskutojnë ekspertët . Kjo duhet parë. Mmorëm kohë e ta shikojmë si propozim. Në mendimin tim ka disa problem që duhen trajtuar”