Përdhunoi të miturën, nëna dhe vajza në Elbasan denoncojnë pas 8 viteve 65-vjeçarin

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë vjen nga Elbasani, ku nëna dhe vajza kanë denoncua në polici një 65-vjeçar.

Bëhet me dije se nëna me vajzën 14-vjeçare kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. 65 vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad