Përgjimet e SKY, eksperti i Kriminalistikës: Një ish-prokuror e politikanë të përfshirë

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një reagim në rrjete sociale është shprehur se një tjetër ish-prokuror dhe politikan i lartë po rezulton i përfshirë në komunikimet që janë hetuar në aplikacionin SKY.

Megjithatë eksperti Karamuço thotë se nga dita në ditë listës po i shtohen emra të rinj, por mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulohet nga SPAK.

“Një tjetër ish prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ecc. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK”, shprehet Ervin Karamuço.

Zjarr Tv Ad