Përplasja me ministrin e jashtëm grek, Erdogan mbështet qëndrimin e Çavusoglu : Ministri ynë i jashtëm vendosi kufijtë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka komentuar vizitën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias ditën e djeshme në Ankara.

Fokusi i komentit që presidenti turk bëri për vizitën ishte në përplasjen mes ministrit të jashtëm grek dhe atij turk Mevlut Çavusoglu. Ai e ka mbështetur deklaratën dhe atë që ka thënë ministri turk duke thënë se ka bërë atë që duhej në vendin e tij.

Ministri ynë i jashtëm vendosi kufijtë e tij, ai e vendosi atë në vendin e tij,” tha presidenti turk. “Ne patëm një atmosferë të ngrohtë në takimin e parë, por pas kësaj gjëja shkoi diku tjetër,” tha ai.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias vizitoi Turqinë ndërsa pas takimit me Presidentin Erdogan, pati një konferencë me homologun Mevlüt Çavuşolulu në të cilën nuk munguan tensionet.

Shtypi grek shkruante sot se Nikos Dendias kishte një urdhër të qartë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis për t’iu përgjigjur në përputhje me rrethanat deklaratave provokuese të Turqisë.

 

Zjarr Tv Ad