Përplasja për lejen e ndërtimit, Basha i përgjigjet Veliajt

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akuzave të kryebashkiakut Veliaj për Lulzim Bashën, për lejen e ndërtimit të një pallati 13-katësh, i është përgjigjur Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se “të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie”.

Sipas PD-së, “për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:

Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë. Para firmosjes së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi. Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë”.

Selia blu thekson se, “vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego”.

“Çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar. Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!”, përfundon deklarata.

Zjarr Tv Ad