Përshkallëzohet protesta e pedagogëve: Bojkot mësimit që nga 17 tetori

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve deklaroi sot se do të bojkotojë mësimin gradualisht duke filluar që nga data 17 tetor në të gjitha universitetet e vendit, derisa qeveria të plotësojë kërkesat e punonjësve të saj.

Kryetari i Sindikatës, Aleksandër Kovaçi tha se ‘data 17 tetor mbetet në fuqi pasi qeveria kokëfortë nuk dëshiron që të lëvizë. Ne nuk kërkojmë të prishim festën e studentëve të rinj dhe prindërve të tyre, kështu që do të bëhet kjo festë. Pas prezantimit të studentëve të rinj në orën 8:00 deri në orën 10:00, përfaqësues të Sindikatës do të jenë aty për t’u shpjeguar studentëve pse lëvizja jonë është edhe lëvizja e tyre.

“Orët 10:00 deri në 12:00 do të jemi para fakulteteve çdo ditë. Në funksion të përgjigjeve të qeverisë, Sindikata do të informojë për veprimet e veta”, 

Zjarr Tv Ad