Rama i ktheu përgjigje nga Berlini, Berisha: Burracak që kërkon të fshihet pas hijes së tij, po hedh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë

0
489
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar në konferencën për shtyp akuzat e kryeministrit Edi Rama i cili tha se se “opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse”.

Berisha tha se këto janë veprime të një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së tij ndërsa ishte i ashpër kur tha se Rama po hedh vallë në kurriz të udhëheqësve të Kosovës, që ndodhen në Gjykatën e Hagës.

Berisha: Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari këtu kam tekstin e fjalës së përfaqësuesit e Edi Ramës, në asamblen e Këshillit të Europës ku thotë se jemi dakord për një hetim të plotë e të gjerë.

Edi Rama ka qenë kryetar i PS kur deputet e tij kanë votuar ligjn për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve ne territorin e Shqipërisë. Edi Rama ka qenë 100% dakord. Edi Rama po dëmton thellë, shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve në Kosovë që nuk e frenojnë Edi Ramën, ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë. Nse presidenti I nje vendi u arrestua në avion, ndodhi për shkak fushatës të Ramës dhe Batonit. Shërbimi më I keq që mund ti bëhet zotërinjve Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj, është fushata e cmendur e Edi Ramës, që po i demton, sidomos fjala e tij në Asamblenë Parlamentare është konsideruar si një presion politik që është hedhur poshtë ne Europën Perëndimore. Rama po përkeqëson gjendje e tyre në Hagë.

A po përdoret Kosova për interesa të ngushta politike?

Unë nuk akuzohem dot, por Edi Rama po bën gjithcka për interesat personale.Rama kishte disa mënyra me eficente të ndikonte pozitivisht në anëtarësimin e saj në KiE. Të lobonte te 5 vendet që nuk  ekanë njohur atë. Turpëroi shqiptarët, Kosovën dhe kombin.

Po hedh valle mbi ata që janë në Hagë. Ky ka lobuar për zhdukjen tonë.

Zjarr Tv Ad