Plagjiatura e kryeakademikut Skënder Gjinushi në Kongresin e Drejtshkrimit, ju referuar një artikulli sarkazmë, autori nuk ekziston

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skënder Gjinushi, kreu i Akademisë së Shkencave, gjatë festimeve për 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, ka lexuar dhe i është referuar gjithë kohës një artikulli sarkazmë në internet. Madje, autori i këtij shkrimi sarkazmë nuk ekziston, por ka një pseudonim.

Gjinushi gjatë fjalës së tij i referohet autorit Caruana dhe librit të tij Shteti dhe Drejtshkrimi. Mirëpo, pedagogia dhe studiuesja Ledi Shamku thotë se ky autor nuk ekziston dhe as libri i tij.

“Libri “Shteti dhe Drejtshkrimi” është një sajesë e sarkazmës së Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistencën e ketij gja-libri thjesht e vetëm për t’u tallur me hiperkontollin e shtetit në punë të gjuhës, ja si kjo që kërkon të bëjë Shkencizma sërish. Por ama libri nga sot ekziston”, shkruan me ironi Shamku.

Shënimi i plotë i saj, dhe linku i tekstit që ka marrë plagjiatur Skënder Gjinushi:

KRYEPLAGJIATURA E KRYEAKADEMIKUT GJINUSHI

Mezi e prita këtë ditën e Festimeve Drejtshkrimore të Akademizmës sot. U ngrita herët, vajta në leksion, u shpjegova studentëve gjuhën si identitet, por mendjen e kisha te Festimet në Tiranë. Kisha hall mos humbisja fjalimin e Kryeakademikut dhe e dija që nuk do të më zhgënjente në banalitetin e tij siç, rrofsh o Zot, nuk më ka zhgënjyer kurre.

Por sot në fjalimin e tij Kryeakademiku kishte vendosur të më bënte të lumtur, sepse u shfaq si Kryekomiku i Pirandellos te Gjashtë Personazhe në kërkim të Autorit.

Ja njëlloj edhe fjalimi solemn i Kryeakademikut Gjinushi po kërkonte Autorin, dhe e gjeti!

Jua kam vënë enkas përbri edhe një copë nga fjalimi i Kryekomikoakademikut, edhe burimin origjinal nga ky njeri e ka vjedhur ose plagjiaturuar fjalimin e tij solemn për Festimet Drejtshkrimore.

Artilulli nga e ka vjedhur, është në fakt një SHKRIM SARKAZMË te Peisazhe të Fjalës, që mban për autor pseudonimin Gjeto Bashari. (po ju ve në fund edhe linkun e plotë të artikullit sarkazëm që ta lexoni me nge). Ajo çka dua t’ju them është se NUK EKZISTON ASNJË LIBËR “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” ME AUTOR CARUANA TË CILIN E CITON (NGATËRRUESHËM MADJE) KRYEAKADEMIKU NË FJALIMIN E TIJ SOT.

Libri “Shteti dhe Drejtshkrimi” është një sajesë e sarkazmës së Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistencën e ketij gja-libri thjesht e vetëm për t’u tallur me hiperkontollin e shtetit në punë të gjuhës, ja si kjo që kërkon të bëjë Shkencizma sërish. Por ama libri nga sot ekziston!!! PO PO, LIBRI “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” NGA SOT KA JETËN E VET SI SHENJË E HAJNISË INTELEKTUALE TË KRYEAKADEMIKUT GJINUSHI.

Gjeto Bashari e sajoi thjesht si Sarkazëm. Kryeakademiku e plagjaturoi si Fjalimin e vet Solemn për Festimet Drejtshkrimore.

Dhe kur sarkazmën e plagjiaturon ish-Ministri i Arsimit të Ramiz Alisë dhe njëherit Kryeakademiku i sotshëm, ajo s’është sarkazmë, është Kryesarkazmë!

Zjarr Tv Ad