Taulant Balla ka dhënë një deklaratë nga spitali i Lushnjes, ku ndodhet kreu i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij.
Kokoneshi u plagos me thikë nga ish punonjësi i bashkisë Gazmend Bullari teksa shoferi i tij pasi ndërhyri për të shuar konfliktin. Balla tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe se policia dhe prokurororia duhet të bëjnë punën e tyre për të zbardhur gjithë rrethanat.
Ndërkohë në ambientet e spitalit janë edhe kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa dhe ai i bashkisë së Fierit Armando Subashi.
Balla: Ngjarja është shumë e rëndë, shpresoj që edhe bashkëpunëtori im dhe punonjësi tia hedhin kësaj ngjarje të vështirë. I janë nënshtruar ndërhyrje klirurgjikale, është një ngjarje tepër e rëndë, por produkt i ndasisë dhe përcarjes. Shpresoj që cdo qytetar në këto kushte të vështira lufte të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Dy persona sot luftojnë për jetën. Di që një i cmendur ka amrrë thikën dhe ka shkuar të godas. Mjaft më duke vrarë njëri tjetrin.