Plani për të shpëtuar Ramën/ Kush do të bëhet kurban?

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë alarmin se po bëhen përpjekje për të shpëtuar kryeministrin Edi Rama nga hetimet në lidhje me rastin McGonigal.

Sipas tij, po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka.

“Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk.

E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshmet bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr, dhe ky shtetas turk thuhet se ia paska dhënë Agron Nezës, për t’ia dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte, do vijnë, do vijnë, sepse i priste nga Duçka ato para.

Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”, ka thënë Berisha.

Zjarr Tv Ad