Plas debati në Kuvend/ “Pse Rama i jep udhëzime SPAK se kush të hetohet?”, shpërthejnë tonet e forta mes Manjës dhe Spahos në Parlament: Ju mori në qafë e ju solli…

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar në Kuvend me deputetët demokratë. Duke u ndalur te deklarata e deputetes Jorida Tabaku për sulmet ndaj SPAK, Manja deklaroi se ata që e kanë bërë këtë gjë janë në kampin demokrat.

“Ata që e sulmojnë SPAK-un sot janë nga krahu juaj. Raporti im me drejtësinë është i tillë. Sa herë drejtësia të ketë punë me këtë maxhorancën ne jemi përgjigjur. Ndërsa krahu andej i ka shpëtuar drejtësisë më procedurë dhe raporte mjekësore.

Kur nuk ju vjen mirë e thoni fjalën dhe dilni nga salla se ju vjen orari i gjumit. Gjumi ju mori në qafë ju dhe ju ka sjellë këtu ku jeni. Për drejtësinë ka mbështetje nga maxhoranca sa herë të kërkohet. Kjo është ajo që na takon ne të bëjmë për drejtësinë. Hetimin dhe gjykimin e ka kompetencë të veten drejtësia”, tha Manja.

Ndërkohë deputeti i PD Emond Spaho u shpreh se ai që i jep udhëzime SPAK-ut se kë duhet të hetojë është kryeministri Edi Rama duke kujtuar deklaratën e këtij të fundit në asamblenë e Partisë Socialiste.

“Ministër edhe njëherë dua të pyes, nëse është ashtu si thoni ju pse kryeministri në asamblenë e PS i jep udhëzime sistemit të drejtësisë të hetojë X apo Y. I thotë që pret t’i shohë ata në burg”, u shpreh Spaho.

Zjarr Tv Ad