Policia blindon Shkodrën, Rama zhvillon takimin elektoral. Bashkia s’i ka dhënë leje për sheshin

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nuk i dha leje PS-së për zhvillimin e një takimi elektoral sot në Shkodër me argumentin se këtë të enjte nuk ka asnjë shesh të lirë për shkak të aktiviteteve të organizuara në sezonin turistik, Rama mbetet i vendosur të zhvillojë mitingun.

Qendra e qytetit është rrethuar dhe ka nisur puna për ngritjen e skenës ku do të mbahet takimi i Ramës.

Forca të shumta policie ndodhen në zonë. Sakaq Voltana Ademi së bashku me nënkryetarin e bashkisë kanë parakaluar në zonë për të parë nga afër situatën.

 

Zjarr Tv Ad