Policia e tatimet i ‘pushtojnë’ bizneset e vëllait, Agron Duka: Sulm nga Erion Veliaj

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia dhe hetimi tatimor kanë zbarkuar ditën e sotme në bizneset e Armando Dukës.

Deputeti Agron Duka ish-themelues i kompanise Aiba, duke folur për SYRI TV, është shprehur se ky është një sulm i hapur i qeverisë dhe i Erion Veliajt.

‘I kam marrë të gjitha institucionet dhe do të marrë edhe këtë, do ta marrë me dhunë.

Jo nëpërmjet këtyre kërcënimeve.

Absolutisht që po, nga Erion Veliaj. Këto kanë shkuar edhe në sinkron. Kanë shkuar edhe tek anëtarët e tjerë të federatës që merren me biznese.

Kanë shkuar edhe tek të tjerët.

Kjo është një sulm në të drejtën qytetare. Nuk është problemi vetëm i joni, por i mënyrës se si veprohet. Kjo është shumë e ndyrë, rrezikon lirinë e njerëzve, biznesit.

Kërkon të marrë të gjithë pushtetin në Shqipëri.

Një akt shumë i shëmtuar’, është shprehur gjatë deklaratës për SYRI TV, deputeti Agron Duka.

Zjarr Tv Ad