Policia identifikon 21 vjeçaren që bllokoi rrugën në Astir, i sekuestron Mercedesin luksoz dhe e gjobit me 500 mijë lekë, ishte edhe pa patentë

0
718
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka identifikuar 21-vjeçaren, e cila ndaloi mjetin në mes të rrugës dhe bëri video me shoqet për Tik Tok, duke krijuar një situatë të rrezikshme dhe bllokuar trafikun, në Unazën e Madhe, Astir. Bëhet me dije se ajo është ndëshkuar me 500 mijë lekë (të vjetra) gjobë dhe Mercedesi i është bllokuar.

“Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën “Teodor Keko” dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi.”

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 96 leje drejtimi, nga të cilat 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 10 për qarkullim në sens të kundërt.

Zjarr Tv Ad