Policia nxjerr me dhunë familjarët, hidhët në tokë banesa dy-katëshe

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eshte hedhur në tokë godina dy katëshe në zonën e Laprakës e cila preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe pas tensionesh të shumta. Policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë banorët nga godina, të cilët prej orësh ishin ngujuar brenda saj, pasi kundërshtonin aksionin e IKMT-së.

Që prej orëve të para të mëngjesit situata ka qenë e tensionuar në zonën e Laprakës, pasi banorët pretendojnë se nuk janë njoftuar për prishjet e banesave.

Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve. Po niset dhe kryetari i grupit parlamentar Spaho me disa deputete te tjerë demokratë.

57- vjecari Bajram Nela kishte në proçes legalizimi godinën dykatëshe. Në katin katin e parë dhënë me qera farmaci bujqësore, ndërsa në katin e dytë po ashtu dhënë me qera për banim, por që aktualisht nuk banonte njeri.

Vetë zonja e shtëpisë e cila në gjendje të rënduar psikologjike mes lotëve ka pohuar se se i ka kërkuar shtetit vetëm tre ditë kohë për të lëvizuar oreditë e shtëpisë.

Zjarr Tv Ad