Policia zbardh zjarrvënien ndaj automjetit të “Kozakut”, në kërkim reperi i njohur

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Polici e Tiranës ka zbardhur djegien e automjetit tip “GLE Benz” në pronësi të personazhit të njohur të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi

Sipas hetimeve të kryera dyshohet se djegia e automjetit është porositur nga reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit Cllevio.

Dyshohet se reperi pagoi rreth 1500 Euro dy persona, për t’i vënë zjarrin makinës së personazhit të “Tik Tok” me të cilin dikur ka patur miqësi.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Dorjan Limushaj, 40 vjeç dhe Markelino Laho, 18 vjeç. Në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tyre, një 24-vjeçar tjetër.

Të ndaluarit kanë pranuar përpaa policisë se e kanë kryer aktin kundrejt pagesës.

Rezulton se 18-vjeçari Laho është arrestuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Por kjo nuk është hera e parë që edhe shtetasi i shpallur në kërkim, Kleviol Ahmeti, akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Më 6 gusht të këtij viti, një ngjarje ngjashme i ndodhi edhe reperit të njohur Noizy, të cilit iu dogj makina dhe në pranga ra Siar Konti, i cili dëshmoi se për të kryer krimin, ishte paguar me 6 mijë euro nga Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”.

Zjarr Tv Ad