“Qëlloi nga dritarja” Hoxha: Çfarë pa Mjacaj në televizor, pse e përshpejtoi vrasjen

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi dinamikën e vrasjes në burgun e Peqinit.

Hoxha tha se vrasja është e planifikuar prej kohësh nga jashtë, për motive që mund të lidhen me hakmarrjen.

Sipas gazetarit në momentin që Sokol Mjacaj mësoi përmes televizorit, urdhrin e ministrit Ulsi Manja, se do të transferohej në regjimin 41 bis, ai ka kërkuar të dalë në ambientet e jashtme të burgut.

Pasi është lejuar, Mjacaj ka marrë armën që mund të ketë qenë e fshehur në ambientet e jashtme dhe ka shkuar te dritarja e Arben Lleshit ku e ka ekzekutuar.

Si pasojë e të shtënave u dëmtua dhe Indrit Shaqja.

Sipas Hoxhës plani i ekzekutimit kishte kohë që ishte planifikuar dhe pritej të ndodhte nga momenti në moment.

“Ai në momentin që ka marrë informacionin që do të dërgohej në regjimin 41 bis ka kërkuar që të shkojë në dhomë ajrimi, sepse nuk ka qenë orar ajrimi. Dhe kur ka dalë në dhomën e ajrimit e ka qëlluar. Qelia në të cilën ndodhej Arben Lleshi ka një dritare në pjesën e jashtme, nuk është qëlluar nga koridori, është qëlluar nga jashtë në dritare, ku iu mor jeta të dënuarit me 32 vite burg dhe është plagosur Indrit Shaqja. Personi në fjalë pasi ka bërë goditjen, ka qenë i rrezikuar, pasi mund të qëllohej nga ropjet e sigurisë. Në pjesën e jashtme rojet e sigurisë janë të armatosur, sidomos ata në lartësi, ndërkohë që rojet e brendshme nuk mbajnë armë. Ky ka qëlluar dhe për t’i shpëtuar eliminimit është futur brenda. Këtu kuptojmë që kjo ngjarje ka qenë e planifikuar me detaje. Ai ka hyrë në pjesën e brendshme, ku është guzhina dhe koridori që të çon te takimet e familjarëve. Ai ka shkuar te dhoma e takimeve dhe ka marrë pengje. Ai ka qëndruar në këtë sektor më shumë se 50 min. Ai ka arritur të negociojë edhe me drejtorin e burgut edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Ai nuk e ka pasur synim të dëmtojë as persona të tjerë, as veten.

Kanë shkuar forcat speciale të burgut dhe më pas shkoi RENEA por nuk ka hyrë në veprim, pasi vrasësi ka sybuar eliminimin e objektivit dhe është dorëzuar”, tha Hoxha.

Prokuroria po heton edhe në një tjetër drejtim, atë të vrasjes së porositur nga jashtë, por ende nuk ka informacione zyrtare të konfirmuara,

Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.

Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.

Zjarr Tv Ad