Pranon mandatin e Flamur Nokës, kush është ish-deputeti që iu drejtua KQZ-së

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mandati i ish-deputetit demokrat, Flamur Noka, pritet të merret nga një tjetër ish-deputet i Partisë Demokratike.

Alban Zeneli i është drejtuar ditën e sotme Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Kësisoj i rendituri i treti në listën e kandidatëve të qarkut të Kukësit, Zeneli pritet të hyjë në Kuvend.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për t’iu dhënë mandatet e deputetëve gjashtë kandidatëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bëhet fjalë për gjashtë kandidatë të cilët kanë dalë kundër vendimit të partive për djegien dhe refuzimin e mandateve.

KQZ pritet që ti kalojë mandatin e demokratit Astrit Veliaj, Lefter Maliqit. Po nga PD, pritet që Klevis Balliu në Korçë të zëvendësohet nga Ligoraq Karamelo, ndërsa Gent Strazimiri i PD, do të zëvendësohet nga Majlinda Halilaj.

Në radhët e LSI, Viktor Tushaj në Lezhë do të zëvendësohet nga Elda Hoti, ndërsa Nora Malaj në Durrës do të zëvendësohet nga Edlira Hyseni.

Mandati i Vangjel Tavos në Gjirokastër, pritet ti kalojë Ediola Brahës.

Me votimet e sotme, shkon në dhjetë numri i deputetëve të rinj që hyjnë në Kuvend.

Kjo pasi javën e kaluar morën mandatin në KQZ dhe më pas u betuan në Kuvend, Edmond Rushiti, i cili zëvendësoi Endrit Braimllarin e LSI.

Po në Tiranë, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati Ylli Shehu.

Ndërkohë në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos, KQZ ia kaloi kandidatit pasues Enver Roshi.

Sakaq mandatin e deputetit të Dibrës të Përparim Spahiut, e mori Aurora Mara.

Ndërsa në radhët e LSI të gjithë i dogjën mandatet, nga Partia Demokratike, refuzimi erdhi nga vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari dhe nga deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi.

Zjarr Tv Ad