Prençi: Pse Berisha ka fituar sot betejën me epitetin “non grata”

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth akuzave të SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se me këto akuza Berisha e ka fituar betejën me drejtësinë edhe me epitetin “non grata”, pasi nëse thuhej se ai kishte bërë korrupsion masiv, sot po akuzohet vetëm për favorizimin e dhëndërit të tij Jamarbër Malltezit, i cili ka përfituar 5.4milionë dollarë nga zhvillimi i pronës si ish-pronar.

“Sot Berisha ka fituar betejën me drejtësinë, ka fituar betejën edhe me epitetin non grata, sepsae shqiptarët kanë menduar nga zhurmat që ka bërë Balla dhe Rama, se Ky Berisha ka bërë korrupsion masiv shtetëror.

Por nëse korrupsioni qenka se ka favorizuar dhëndrin për 5.4 milionë dollarë, të përfituar nga zhvillimi i pronës si ish-pronar, ky nuk paska bërë korrupsion. 150 milionë euro kanë detyrime shqiptarët vetëm nga vendimi arbitrar i Erion Velias dhe Edi Ramës, vetëm për televizionin e Becchettit”,-tha Shemsi Prençi.

Zjarr Tv Ad