I ftuar në emisionin “Shkruaje në akull’ ishte ish-deputeti dhe President i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Z.Azgan Haklaj
I pyetur nga moderatori Ismet Drishti në lidhje me arsyen pse “hapin lufte” me Ministrinë e Kulturës dhe Akademinë e Shkencave z.Haklaj pasi ka shpjeguar aktivitetet dhe bashkëpunimet artistike në të gjithë territorin e vendit theksi është vënë tek kërkesa që Unioni Artistik Shqiptar ka edhe pse më parë kanë qenë partnere më Ministrinë e Kulturës ,ky institucion ka patur disa dështime si përshembull ne vitin 1355 sipas Ramadan Sokolit ,Eposi I Kreshnikeve ishte i dokumentuar,që është edhe kryefjala e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.Ministria e Kulturës u përpoq ta çonte në UNESCO edhe në emër të Shqipërisë edhe në emer të Kosovës por duke qenë se Kosova nuk ishte pjesë e UNESCO-s ky propozim u hodh poshtë.Një dështim tjetër është Lahuta,të cilën e morën serbet dhe e regjistruan si trashëgimi kulturore.Gustla është lahuta shqiptare,lahute do të thotë “Kuvend me Zotin” .Në UNESCO duhej te ishte Kanuni i Lek Dukagjinit, fustanella,kërcimi i Osman Takes e shume simbole te tjera qe neve si komb po na i marrin.
Gjithashtu Z.Azgan Haklaj ka shpjeguar se shtetet sllave nuk kanë identitet dhe kërkojnë të marrin simbolet tona .Gjatë përballjeve ne kemi dhënë tre simbole te cilat janë : Simboli administrativ, Deoklicianin -Simboli kishtar ,Kostandinin dhe simbolin e te Drejtës Romake ,Justinianin të gjitha këto figura janë me prejardhje Iliro-Dardane.