Presidenti Begaj dekreton Taulant Ballën si Ministër të Brendshëm

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për emërimin e socialistit Taulant Balla në postin e ministrit të Brendshëm. Vendimi është marrë në minutat e fundit, pak orë pasi atje ka mbërritur zyrtarisht dhe kërkesa e kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht, nga Presidenti i Republikës është pranuar kërkesa dhe është firmosur dekreti për shkarkimin nga detyra të Bledi Çuçit dhe më pas është dekretuar Balla.

Tashmë, radhën e ka Kuvendi i Shqipërisë për të votuar këtë ndryshim në qeveri të mazhorancës socialiste. Duhet që seanca e radhës të zhvillohet brenda dhjetë ditësh nga vendimi i sotëm i Presidentit të Republikës.

Zjarr Tv Ad