Presidenti i PE-së Antonio Tajani: Në Shqipëri ‘luftë civile’ mes qeverisë dhe opozitës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, e quan shumë të vështirë situatën në Shqipëri, ku ka filluar një “luftë civile”, midis qeverisë dhe opozitës. Këto komente, Antoni Tajani i bëri në kuadër të një vizite në SHBA, gjatë të cilës ai qëndroi edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Mbas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani tregoi në konferencën e shtypit se ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për Ballkanin, sepse “Ballkani është një çështje me të cilën ne merremi vazhdimisht. Stabiliteti i Ballkanit është po ashtu stabilitet i Europës”. Ai shpjegoi se kanë folur për situatën në Shqipëri: “sepse situata është shumë e vështirë. Është “luftë civile” midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin”.

Kryetari i PE, thotë po ashtu se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”. Ai thotë se Europa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan.

Situata në Bosnje-Hercegovinë vlerësohet më kritike se në Kosovë Në konferencën e shtypit, presidenti i Parlamentit Europian, Antoni Tajani u pyet edhe për mundvsinë e vendosjes së sanksioneve kundër presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikut, në Bosnjë Hercegovinë. Tajani u përgjigj, se “nuk është një vendim që e marrim ne” dhe kërkon që të punohet për të arritur një zgjidhje të mirë, një marrëveshje midis palëve të ndryshme.

 

 

Zjarr Tv Ad