Presidenti Ilir Meta ka përcjellë ambasadoren e Francës/ Ja çfarë zbulon ai…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Meta ka takuar ambasadoren franceze, Christina Vasak, në përfundim të misionit të saj në Shqipëri.

Në deklaratën e shpërndarë për media, kreu i shtetit thekson se; ka vlerësuar rolin e ambasadores në procesin e integrimit, por Shqipëria është larg përmbushjes së kushteve për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pas shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit.

“Duke e falenderuar për kontributin thelbësor të Francës, në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, konfirmova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit, për çeljen e negociatave të anëtarësimit, është një mundësi historike për vendin tonë.

Theksova se; fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve, që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale, të 5 Qershorit”.

Meta thekson se; do t’i japë edhe një mundësi të fundit Parlamentit, për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike, të Partisë Popullore Europiane.

“Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak, për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane. Shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në Shqipëri, si dhe do të rrisë interesimin për prani më të madhe ekonomike të Francës në Shqipëri”, është shprehur Presidenti.

Zjarr Tv Ad